Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën 100 të vdekur

Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas një sulmi ajror të kryer nga forcat ushtarake pakistaneze në një qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës në Kabul, sipas burimeve mjeko-ligjore të cituara nga BBC-i.

Disa trupa ishin të paidentifikueshëm për shkak të plagëve të rënda, ndërsa autoritetet talebane pretendojnë për një numër edhe më të lartë viktimash.

Misioni i Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm, ndërsa misioni i saj në Afganistan dënoi sulmin dhe kërkoi armëpushim dhe mbrojtje të civilëve.

Në momentin e sulmit, rreth 2 mijë persona ndodheshin në qendrën e trajtimit.

Nga ana tjetër, Pakistan mohoi se kishte goditur qëllimisht një objekt civil, duke deklaruar se kishte shënjestruar vetëm objektiva të lidhura me militantët. Afganistani e kundërshtoi këtë, duke theksuar se nuk kishte instalime ushtarake pranë zonës.

Sulmi vjen në mes të tensioneve të vazhdueshme ndërkufitare midis dy vendeve, të cilat janë përshkallëzuar sërish javët e fundit, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për qetësim të situatës.

Artikuj të tjerë

Back to top button