
Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmjen e sontme ka ndodhur një aksident me pasoja fatale në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, saktësishtë në segmentin rrugor të fshatit Nadakovc.
Siç thuhet në njoftim, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima, një mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Drejtuesi tjetër i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në komunikatën e Policisë.



