
Sot janë bërë një vit kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte liruar përkohësisht nga paraburgimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vizituar familjen e tij pas vdekjes së babanë e tij, Haxhi Thaçin.
Kjo vizitë ishte lejuar nën masa të rrepta siguria të forcave të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Pas lejimit të vizitës, me të arritur në aeroportin e Prishtinës, ai ishte dërguar të varri i babit të tij, i cili kishte vdekur disa ditë më parë.
Te varri i babit, ish-presidenti ishte lejuar të qëndronte vetëm disa minuta.
Me këtë rast, ai kishte vendosur një kurorë me lule mbi varrin e prindërit të tij.
Mesazhi që le aty se bashku me lulet ishte emocional dhe nxiti reagime të shumta në vend.
“Te varri yt erdha i fundit babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovë!”, kishte shkruar Thaçi.
Derisa ish-presidenti kishte qëndruar tek varri i babit të tij, disa metra larg kishin dalë shumë bashkëvendës të Thaçit për të përshëndetur.
Meqenëse masat e larta të sigurisë nuk lejonin që dikush të i ofrohej atij, ai nga larg kishte përshëndetur qytetarët të cilët brohorisnin emrin e tij.
Pavarësisht kërkesës së avokatëve për të liruar, Dhomat e Specializuar kishin refuzuar ta lironin Thaçin për ceremoninë e varrimit të prindit.
Në këtë vizitë, Thaçi ishte lejuar për pak qaste të qëndronte edhe në familjen e tij në Burojë të Skenderajt.
Më pas, ai ishte dërguar në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë ku do të qëndronte për një natë.
Të nesërmen, në zyrat e EULEX-it, Thaçit do t’i lejohet vizita nga vëllezërit dhe bashkëshortja e tij.
Pas takimit me familjarët e tij, ai ishte dërguar për në Hagë.



