Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do të parashtrojmë kërkesën e paraburgimit

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij, në Bokshiq të Klinës.

Në një deklarim zyrtar, Prokuroria pohon se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa mbi të është ngarkuar vepra penale “Vrasje e rëndë”.

“Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shteti do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj personit të dyshuar në Gjykatën Themelore të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda” thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button