Paraqitja e parë pas armëpushimit, Hegseth: SHBA-ja e ka shkatërruar ushtrinë e Iranit!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një kofnerencë për media, ka deklaruar se SHBA-ja e ka shkatërruar ushtrinë e Iranit.

Ai tha se Irani ka qenë një kërcënim për SHBA-në për 47 vjet, por kjo “nuk është më”, transmeton Klankosova.tv.

Hegseth dhe Gjenerali Dan Caine, po japin përditësimet e fundit mbi konfliktin në Lindjen e Mesme, raporton BBC.

Kjo është paraqitja e tyre e parë e tillë që kur Uashingtoni dhe Irani shpallën një armëpushim të kushtëzuar dyjavor.

Artikuj të tjerë

Back to top button