Shkëmbimi i territoreve, Thaçi nga Haga: Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga çalia e Hagës ka komentuar idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai ka bërë me dije se ky propozim kishte për qëllim sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar. Do të ishte e pafalshme të lihen probleme të pazgjidhura për brezat e ardhshëm”, është shprehur Thaçi.

Artikuj të tjerë

Back to top button