
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë.
Sipas të dhënave të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, ku një burrë dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij
Po ashtu, i dyshuari raportohet se e ka gjuajtur viktimën me një shishe, por nuk e ka goditur.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati.



