Tensione në Kuvend, Haxhiu s’ia jep fjalën Shalës së PDK-së: Mos ndodh me u çu se nuk e merr fjalën

Në Kuvendin e Kosovës, ka pasur një përplasje mes kryeparlamentares Albuelna Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala, pasi ky i fundit kërkoi të marrë fjalën.

“Mos ndodhë me u çu pa ta jep fjalën se nuk e merr”, i thotë Haxhiu, Shalës.

Shala shkon te foltorja, por s’i jepet fjala dhe vazhdon të debatojë me Haxhiun, derisa nuk dëgjohet asgjë sepse mikrofonat nuk janë të lëshuar.

“Ulu në vend të lutem deputet, ulu se nuk e merr fjalën, pa ta jep fjalën. Kjo punë u kry. Uluni në vend, kur ta jap fjalën e merr fjalën, përndryshe nuk e merr fjalën. Kjo nuk ka të bëjë më inate” – i thotë Haxhiu tutje.

Në fund, Shala kthehet në vendin e vet, ndërsa fjala i jepet kryetarit të partisë, Bedri Hamza.

Artikuj të tjerë

Back to top button