Gjithçka vendoset sonte: Ylli dhe Peja për biletën e gjysmëfinales

Golden Eagle Ylli dhe Peja do të përballen sonte në ndeshjen e tretë çerekfinale të Play-offit, një duel që do të përcaktojë skuadrën që avancon në gjysmëfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Therandë, me fillim nga ora 19:30, ndërsa pritet një atmosferë elektrizuese, duke marrë parasysh rëndësinë e sfidës dhe rivalitetin mes dy ekipeve.

Seria është e barabartë dhe gjithçka mbetet e hapur për këtë përballje vendimtare, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për të siguruar vazhdimin e garës drejt titullit kampion.

Artikuj të tjerë

Back to top button