Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është 1.68 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.41 euro për litër.
Po ashtu, çmimi i gazit është caktuar në 0.88 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime vlejnë për një periudhë të caktuar dhe mund të ndryshojnë në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.


