Kurti: Në kohët më të vështira për shqiptarët Engel u bë zëri që nuk e kishim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel i dha mbështetje në çdo kohë Kosovës.

Në seancën solemne të Kuvendit, Kurti ka deklaruar se Engel u bë zëri që Kosova nuk e kishte.

“Ai donte atë që ne e duam për vete. Në kohët më të vështira për shqiptarët Engel u bë zëri që nuk e kishim. Ai u bë kongresisti ynë, i tillë do të mbetet përgjithmonë. Interesi i sinqertë për të ardhmen e Kosovës për të cilin punoi aq shumë ishte në qendër të takimeve tona. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës së popullit tonë dhe aleatëve tanë perëndimorë ku një vend të veçantë zë Eliot Engel”, ka thënë Kurti.

Artikuj të tjerë

Back to top button