Hoti: Ligji për vlerat e luftës do të procedohet javën e ardhshme për miratim në qeveri

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës do të procedohet javën e ardhshme për miratim në qeveri, raporton Ekonomia Online.
Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit, bëri të ditur se janë duke hartuar koncept-dokumentin për këtë ligj dhe shumë shpejt do të finalizohet.
“Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës veçse ka filluar në ministri. Për shkak të procedurave se si fillon një ligj, ne jemi duke hartuar koncept-dokumentin për ligjin që i përfshin të gjitha ato që ka me përmbajtë ligji. Ai është pranë finalizimit dhe javën tjetër do të jetë në qeveri për aprovim dhe pastaj do të fillojmë me procedura të tjera”, tha ai.



