Rritet çmimi i naftës në Kosovë
Është rritur për 2 centë çmimi i shitjes së dizelit në vend për 24-orët e ardhshme.
Lajmin e ka dhënë Ministria e Tregtisë, duke bërë të ditur se nafta do të shitet me 1.65 në çmimin maksimal gjatë 24-orëve të ardhshme.
Çmimi i benzinës do të jetë i njëjtë me 1.42 për një litër, ndërsa gazi do të shitet me 87 centë për një litër.



