‘Finale’ e çmendur para finales në Minatori: Trepça e demolon Pejën – ia shënon 123 pikë

Ka përfunduar ndeshja e tretë e serisë së gjysmëfinales së playoffit në basketboll mes Trepçës dhe Pejës.
Trepça arriti fitore në “Minatori” me rezultat 123-79.
Skuadra vendase e nisi më mirë pjesën e parë duke krijuar avantazh me rezultat 54-38, teksa vendasit thelluan avantazhin në çerekun e tretë me rezultat 84-58.
Kujtojmë që me këtë fitore Trepça shkon në avantazh 2-1 në serinë gjysmëfinale.



