Gjyqtari zviceran te “Thaçi dhe të tjerët” ia mësyn ICC-së; dëshmitarja e Thaçit gati për maj

Ndërkohë që Paneli Gjykues në rastin e madh të Gjykatës Speciale, gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po kuvendon për aktgjykimin që pritet të merret brenda javësh, njëri prej gjyqtarëve, zvicerani Gueanël Metroux ia ka mësyrë një pozite të re.

Ai po lobon për t’u bërë gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ndërkohë edhe gjykimit të dytë ndaj Hashim Thaçit, për tentim pengimi të drejtësisë po i vjen fundi.

Në seancat e planifikuara të mbahen nga 11 deri më 15, Klan Kosova merr vesh se do të dëshmojë një eksperte grua, e ftuar nga Thaçi, transmeton Klankosova.tv.

Këto qenë temat e trajtuara sot më gjerësisht tek Kronika e Hagës në Info Magazine.

Artikuj të tjerë

Back to top button