Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan me mashtrim kompjuterik

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar nëntë automjete të dyshuara se janë përfituar përmes veprës penale “mashtrimi kompjuterik”.
Sipas njoftimit, automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përfshirë tre vetura Seat Leon, dy Volkswagen Polo, një Golf 8, një Audi A6, një Volkswagen Jetta dhe një Peugeot 2008 Allure, shkruan Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar nëntë (9) automjete të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përkatësisht: Tre (3) vetura të tipit Seat Leon, dy (2) Volkswagen Polo, një (1) Golf 8, një (1) Audi A6, një (1) Volkswagen Jetta dhe një (1) Peugeot 2008 Allure”, thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë, tashmë është lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të pasurisë, me qëllim sigurimin e tyre deri në përfundimin e procedurës penale.



