MINT publikon çmimet e karburanteve për ditën e sotme në Kosovë
Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e lejueshme për tregtim të karburanteve në Kosovë.
Çmimet e lejuara për derivatet e naftës për datën 07.05.2026 janë:
Nafta 1.69 euro për litër, benzina 1.51 euro për litër, gasi 0.81 euro për litër.
Çmimi i naftës ishte i njëjtë edhe dje, ndërsa benzina është shtrenjtuar për 1 cent.


