Vdekja e foshnjës në Ferizaj, Inspektorati Shëndetësor jashtë hetimeve, rasti te Prokuroria

Inspektorati Shëndetësor nuk është paraqitur të enjten në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt lidhur me rastin e vdekjes së foshnjes në Emergjencë.

Kjo është konfirmuar për Klan Kosova, ku është bërë e ditur se, meqenëse rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria, deri tani nuk ka pasur ndërhyrje nga Inspektorati.

Megjithatë, sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme, Inspektorati Shëndetësor mund të angazhohet.

Lidhur me rastin dyshohet se nëna 21-vjeçare ka privuar nga jeta foshnjen e saj të porsalindur në banjon e emergjencës.

Rasti nga organet e rendit është vlerësuar si vepër penale “vrasje e foshnjes gjatë lindjes”.

Artikuj të tjerë

Back to top button