Arjeta Musliu i bashkohet listës së Vjosa Osmanit në LDK

Arjeta Musliu i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Osmani në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë:
“Një grua që nuk vjen në këtë rrugëtim për veten e saj, por për çdo nënë që zgjohet çdo ditë me frikën për fëmijën, për çdo motër e vëlla që nuk pranon të dorëzohet, për çdo familje që ka përjetuar dhimbjen e varësisë nga substancat narkotike, për çdo të ri që ka nevojë për një dorë që e nxjerr nga errësira.
Për këtë rrugëtim, pata nderin që në vitin 2021 ta dekoroj me Urdhrin Presidencial “Shote Galica”.
Arjetën e kemi mbështetur dje.
E mbështesim sot.
Dhe do ta mbështesim gjithmonë.
Ajo do të jetë zëri i kësaj kauze në Kuvendin e Kosovës
E dashur Arjeta, mirë se vjen!”.



