Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori dhe akademiku Naim Telaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza theksoi se Telaku sjell një eksperiencë të pasur akademike dhe profesionale, që i jep nder jo vetëm listës së PDK-së, por edhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve.

“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit.

Mirë se erdhe, profesor!

Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button