Gëzohen studentët, tash në konvikte mund të hyjnë e dalin 24 orë

Përpos ditën, që hyrjet e daljet i bëjnë lirshëm, tash e tutje banorët e Qendrës së Studentëve në Prishtinë njëjtë do të veprojnë edhe natën.
Kjo pasi është marrë vendim që konviktet të mos mbyllen më me çelës.
Studentët thonë se çështja e mbylljes së dyerve gjatë natës, shpesh u ka shkaktuar probleme, duke mos pasur mundësi të bëjnë gjumin në dhomat e tyre. Prandaj theksojnë se mosvendosja e drynit nëpër ndërtesat ku banojnë është përparësi.
Veç druajnë se kjo edhe mund të keqpërdoret.
Por nga këto ndryshime megjithatë më së shumti preken punëtorët, sepse studentët duhet t’i arsyetojnë vonesat.



