
Një person është arrestuar më 06.06.2026 në Prizren nën dyshimet se në bashkëveprim me një zyrtar policor të MUP-it serb ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.I arrestuari dyshohet se këto krime i kishte kryer gjatë periudhës 24.04.1999 deri më 26.05.1999.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës më 07.06.2026.
Organet e rendit kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Tutje, Policia sqaroi se rasti është duke u hetuar.
“Me datë 06.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me zyrtar policor të MUP-it serb, gjatë periudhës së cekur kohore ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.”, shkruhet në raportin policor.



