Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit Betim Kadolli

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.

Bazuar në informacionet nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Rastin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Kryeziu tha se ende nuk dihen motivet e rastit.

“Qëndrojnë informatat, mirëpo ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikm të kryesit/esve të veprës”, deklaroi Kryeziu.

Artikuj të tjerë

Back to top button