Policia nis kërkimin ndaj dy personave, pasi dyshohet se u përfshinë në të shtëna me armë zjarri në Hajvali

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur t’i identifikojë dy persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast me të shtëna me armë, që kishte ndodhur më 16.06.2026 në Hajvali të Prishtinës.

Policia sqaron se më 18.06.2026, gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një telefon, një thikë ushtarake dhe një këllëf i armës.

“Ndërkaq, nga organet e rendit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë në kërkim policor”, shkruhet në njoftimim e Policisë të datës 19.06.2026.

Artikuj të tjerë

Back to top button