Aksident trafiku në Llozicë të Malishevës, vetura e shkatërruar mbetet në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Llozicë të Malishevës.

Një veturë e tipit “Golf 4″gjendet e shkatërruar në mes të rrugës, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Policia e trafikut është njoftuar për rastin dhe pritet të dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Artikuj të tjerë

Back to top button