Arrestohet një person nën dyshim për armëmbajtje pa leje

Stacioni Policor në Junik, njofton se me datën 23.06.2026, ёshtё njoftuar se një person i dyshuar posedon armё pa leje pёrkatёse, ku dyshohet për kryerje të veprës penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, me datёn 24.06.2026, ёshtё kryer kontroll/bastisje në shtёpinё e personit tё dyshuar nё Junik, ku gjatё bastisjes janё gjetur dhe janë sekuestruar: “njё (1) armё- pistoletё, një (1) karikator dhe trembёdhjetё (13) fishekë.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button