Blerina Maloku e pakapshme për policinë prej një muaji, kërkohet për vepra që lidhen me lëndë narkotike

22 vjeçarja Blerina Maloku nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë vazhdon të jetë në kërkim tash e një muaj nga autoritetet e rendit, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me narkotikët.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të dyshuarën, ndërsa publikimi i fotografive të saj është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Sipas njoftimit zyrtar, Blerina Maloku dyshohet se, në cilësinë e bashkëkryerëses, ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Maloku, e lindur më 21 shkurt 2004 dhe me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, vazhdon të mbetet e pakapshme për organet e rendit prej më shumë se një muaj. Policia kerkon ndihmë nga qytetarët për çdo informacion rreth saj, të lajmërohen në çdo stacion të afërt, të Policisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button