PDK-ja thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në ora 11:00, derisa nuk është bërë e ditur tema.

Kjo konferencë vjen vetëm një ditë pasi që Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën për Gjykatën Speciale.

Pas këtij veprimi, PDK-ja ka kërkuar që me urgjencë të procedohet në Kuvend edhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të gjitha këto kërkesa dhe veprime kanë ardhur pas reagimeve të shumta kundërshtuese lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button