Rrezik për punëtorët, IQP ndërpret punimet në një objekt në ndërtim në Fushë Kosovë

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndaluar punimet në një objekt në ndërtim në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë, pas evidentimit të rreziqeve për sigurinë e punëtorëve dhe qytetarëve.
Sipas IQP-së, gjatë inspektimit janë konstatuar mungesa të masave mbrojtëse në skela, mungesë e ankorimit të tyre, si dhe hapësira të tjera të pambrojtura në objekt.
Për shkak të shkeljeve të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe kanë vendosur shiritin zyrtar të ndalimit në vendpunishte.
IQP ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të masave për siguri dhe shëndet në punë.



