Raportohet se Halil Thaçi i VV-së po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi është parë të mërkurën duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, raportohet se është duke u intervistuar nga ana e prokurorit special.
Në një video të publikuar nga Vox Kosova, Thaçi është parë duke hyrë në objektin e organit që heton dyshimet për veprat penale që ndërlidhen me krimin dhe korrupsionin.
Deri më tash nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij intervistimi, derisa Klankosova.tv ka tentuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria Speciale, por nga zyra për media ende nuk janë deklaruar lidhur me rastin.


