Sach Pizza’ publikon rezultatet e IKSHPK-së: Në mostrat ushqimore tona nuk u identifikuan baktere

Lokali “Sach Pizza” ka njoftuar se të mërkurën, më 15.07.2026 kanë pranuar rezultatet laboratorike zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), lidhur me rastin e helmimeve të dyshuara nga ushqimi të rreth 70 personave.
“Sach Pizza” ka thënë se në mostrat ushqimore të analizuara në këtë lokal, nuk janë identifikuar baktere patogjene.“Rezultatet tregojnë se në asnjërën nga mostrat ushqimore të marra nga institucionet kompetente në Sachpizza nuk është identifikuar Salmonella. Gjithashtu, në mostrat e analizuara nuk janë identifikuar Escherichia coli dhe Staphylococcus aureus, ndërsa analizat e strishove të marra nga sipërfaqet e punës, pajisjet dhe duart e stafit nuk kanë evidentuar baktere patogjene”, thuhet në deklaratën e tyre.
Në reagim tutje kanë theksuar se për produktin për të cilin është ngritur dyshimi publik – sosin e bardhë – kompania realizon analiza të rregullta mikrobiologjike në laborator të akredituar.
“Analiza jonë e fundit, e kryer më 06.07.2026, vetëm pak ditë para marrjes së mostrave nga institucionet kompetente, e kishte vlerësuar këtë produkt brenda parametrave të lejuar mikrobiologjikë”- ka njoftuar “Sach Pizza”.
Ndërsa është bërë e ditur se pavarësisht këtij rezultati, kompania ka tërhequr menjëherë produktin nga përdorimi dhe kemi ndërmarrë masa shtesë për forcimin e proceseve të prodhimit, kontrollit dhe sigurisë ushqimore.



