Gashi e konfirmon se do të garojë për kryetar të LDK-së

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie. 

Gashi në Pressing ka deklaruar se nëse hapet gara do të jetë kandidat. 

“Gjasat maksimale janë që po, nëse do kemi një garë të mirëfillt, të hapur dhe demokratike. Nëse nuk ka konsensus për ndonjë kryetar, hapet gara dhe do jem….Nëse do ketë konsensus paraprak në kompromis nuk duhet të jemi destruktiv, nëse hapet gara do jem kandidat”, tha ai.

Gashi theksoi se LDK-ja ka arritur në një situatë ku Lumir Abdixhiku, sipas tij, nuk është më konkurrues dhe fitues.

“Kemi mbërri në pikën kur është jokonkurrues dhe jofitues”, tha Gashi.

Artikuj të tjerë

Back to top button