DASH reagon për deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezana Paunoviq, e cila ka deklaruar se, nëse do të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, do të kishte bërë “spastrimin etnik të Kosovës” që në vitin 1998.

Zëdhënës i DASH në reagim ka theksuar se prioritet i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor mbetet paqja dhe stabiliteti, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet pjesë thelbësore e këtij qëllimi.

“Prioriteti i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e domosdoshme e kësaj. Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deklarata e Paunoviqit ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, pasi ajo përmendi një nga periudhat më të rënda të luftës së viteve 1998-1999 dhe figurën e Sllobodan Millosheviqit, i cili ishte përgjegjës për politikat represive ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button