Rritet sërish nafta, 4 centë më shumë për xhepin e kosovarëve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Sipas njoftimit në Facebook, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.60 euro për litër, që është 4 centë më shtrenjtë se një ditë më parë.

Benzina do të tregtohet me çmim 1.43 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Artikuj të tjerë

Back to top button