Gjilan: 52 vjeçari paralajmëroj familjarët e tij se do e mbyste veten, gjendet pas shumë kërkimesh i varur nën çati të shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhegër të Gjilanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete, vetëm pak orë pasi ishte larguar nga shtëpia duke paralajmëruar familjarët se do t’i jepte fund jetës.
I dyshuari është A.B, 52 vjeçar, i cili sipas familjarëve kishte lënë mesazh lamtumire pak qaste para se të merrte aktin ekstrem të vetëvrasjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, njësia e krimteknikës, ekipi mjekësor, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurori i Shtetit.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



