
Dy shtetas kosovarë, të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Shqipëri, pasi kërkoheshin ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane.
Sipas Policisë së Shqipërisë, të arrestuarit, me inicialet G. M. dhe F. B., të dy banues në Vushtrri, kërkoheshin nga Interpol Wiesbaden për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.
Gjykata e Erfurtit në Gjermani, më 1 qershor 2026, i kishte dënuar secilin me nga 15 vjet burgim.
Arrestimi u realizua nga policia kufitare e Morinës në kuadër të operacionit “Wanted”.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë.



