Lipjan: Vëllezërve Hoxha i’u dogjën mbi tre hektarë grurë, kërkojnë ndihmë nga institucionet

Një ngjarje e pazakontë ndodhi pasditën e së shtunës pasi i’u dogjën arat me grurë dy vëllezërve në fshatin Shalë të Lipjanit.
Arsyjet e zjarrit nuk dihen, ndërkaq Hyzer Hoxha deklaron bindshëm sipas tij, se zjarri u ndez natyrshëm vetvetiu.
Nga dëmi i mbi tre hektarëve, Ylber dhe Hyzer Hoxha kërkojnë mbeshtetjen institucionale lidhur me rastin e ndodhur.
Sipas tyre nga kjo arë, gruri vlerësohej të shkonte mbi 16 mijë kilogramë.



