Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë

Më 18 korrik 2026, rreth orës 21:40, në Pejë është raportuar një rast i rëndë ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Pas informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Ndërkaq rasti është inicuar si “hetim mbi vdekjen”.



