
Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht në Gadime dhe zonat përreth, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se rrjedhja është paraqitur në gypin DN 315, i cili furnizon këtë lokalitet me ujë të pijshëm.
Sipas kompanisë, furnizimi do të rikthehet në gjendje normale pas sanimit të defektit.
KRU “Prishtina” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim për ndërprerjen e përkohshme dhe ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.



