
Nën thirrjen “Drejtësi për Arlindën”, protestuesit e mbledhur në ditën e pestë të protestës në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt nga sheshi “Zahir Pajaziti” janë zhvendosur te Qeveria e Kosovës.
Protesta e sotme, 01.11.2026, është e pesta me radhë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25.10.2026 në Vitomiricë të Pejës. Para hyrjes së Qeverisë protestuesit kanë hedhur tymues. Kjo është protesta e pestë me radhë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt. Në Prishtinë ka nisur sot protesta, e pesta me radhë, e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25.10.2026 në Vitomiricë të Pejës.
Në një fjalim në këtë protestë, Arta Demaj tha se Policia e Kosovës nuk doli në mbrojtje të bashkëvendëses së saj Arlinda Zekajt. Ajo tha se Arlinda nuk u dëgjua as nga Policia, as nga Prokuroria, as nga gjyqësori. Demaj bëri thirrje që institucionet të marrin përgjegjësi sa më shpejt për ta kryer detyrën me përgjegjësi maksimale.
Arlinda Zekaj u vra të dielën, më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili ishte në arrati për dy ditë. Bazuar në të dhënat fillestare, Policia ka deklaruar se dyshohet që vdekja e saj të ketë ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Vetëm pak kohë para se të vritej, rreth orës 19:00 të së dielës, Arlinda Zekaj kishte raportuar në stacionin policor të Pejës rast të dhunës në familje.
Rasti tragjik i Arlinda Zekajt ka përfunduar me suspendime në Policinë Rajonale të Pejës, në Prokurorinë e Pejës dhe me dorëheqjen morale të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.


