Policia ndalon një automjet me targa të huaja në Lipjan, shoferi dyshohet se kanosi e ofendoi zyrtarët policorë

Një person dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë në rrugën “Haredin Bajrami” në Lipjan më 21.07.2026.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës dhe sqaroi se i dyshuari kishte qenë duke drejtuar një automjet me targa të huaja dhe në momentin që është ndalur nga autoritetet, ka kanosur dhe ofenduar ata.Siç njofton Policia, me vendim të prokurorit ky rast është proceduar në procedurë të rregullt.

Është ndaluar një automjet me targa të huaja të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 22.07.2026.

Artikuj të tjerë

Back to top button