Policia në Gjakovë arreston tetë persona të kërkuar nga drejtësia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 14–22 korrik 2026, Stacioni Policor në Gjakovë ka arrestuar tetë persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente
Sipas njoftimit, katër prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit me burg:
F.Sh., – 2 vjet burg për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
S.Gj., – 3 muaj burg për “Dhunë në familje”;
K.I., – 15 ditë burg për veprën penale që lidhet me narkotikët;
L.A., – 43 ditë burg për “Lëndim të lehtë trupor”.
Ndërkaq, katër persona të tjerë, të cilët ishin në kërkim, janë liruar pasi kanë paguar gjobat e shqiptuara sipas vendimeve të gjykatës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhër-arresteve dhe urdhëresave të gjykatave, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit.



