Zjarri në deponinë e Sferkës në Pejë po hetohet nga Prokuroria, dyshohet se dikush qëllimisht e kishte shkaktuar zjarrin

Zjarri që përfshiu deponinë e mbeturinave në fshatin Sferkë të Pejës javën e kaluar tashmë po hetohet si vepër penale, pasi ekspertiza ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, apo zjarrvënie të qëllimshme.
Ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik, rreth orës 19:00, kur ishte raportuar për një zjarr të përmasave të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sferkë.
Pas shqyrtimit të raportit, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


