Aksident në hyrje të Prishtinës, policia në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Prishtinës, në zonën e Mazgit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po rregullojnë qarkullimin.

Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Më shumë informacione priten pasi autoritetet të përfundojnë veprimet në vendngjarje.

Artikuj të tjerë

Back to top button