Lëndohen dy persona në një kantier ndërtimi në Slloveni, konfirmohet se të dy janë nga Kosova, dhe gjendja e tyre është e rëndë

Dy punëtorë të lënduar në kantier ndërtimi në Slloveni, janë nga Mamusha e Kosovës

26/07/2026 – 20:33
Në kantierin e ndërtimit të një spitali privat pranë Bezhigradit në Slloveni, janë lënduar rëndë dy punonjës. Gjatë lëvizjes së materialeve me vinç, mbi ta kanë rënë rrjeta të rënda armature. Pas aksidentit, të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës (UKC Ljubljana), ndërsa jeta e tyre është në rrezik, raporton Televizioni i Sllovenisë.

Policia tani po heton rrethanat. Nga burime të afërta me këtë ngjarje dy të lënduarit thuhet se janë shtetas nga Kosova, pikërisht nga komuna e Mamushës.

Artikuj të tjerë

Back to top button