FSK reagon pasi u publikuan pamjet: Një ushtar është lënduar lehtë në një prej poligoneve, rasti ka ndodhur më herët

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë reaguar pas raportimeve në media dhe kanë konfirmuar se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një aktiviteti trajnues në njërin nga poligonet e saj.

FSK-ja ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më herët, pa specifikuar datën dhe rrethanat e sakta të lëndimit.

FSK-ja ka theksuar se gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë, por se paraprakisht ndërmerr të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

Sipas FSK-së, në secilin aktivitet të saj, në përputhje me procedurat standarde, angazhohen edhe ekipet mjekësore për evakuim të mundshëm mjekësor.

“FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor”, thuhet në reagim.

Artikuj të tjerë

Back to top button