
123 drejtues të ngasësve të automjeteve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në rajonin e Gjakovës brenda 10 ditëve, gjatë kontrollit dhe zbatimit të planeve operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”.
“Gjatë zbatimit të këtyre planeve operative janë realizuar 1892 alkool teste, nga të cilat 123 drejtues të mjeteve kanë rezultuar duke e drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndaj të cilëve është zbatuar masa mbrojtëse e patentë shoferit. Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 1580 gjoba të tjera për kundërvajtje të ndryshme në trafik, si: tejkalimet e pasigurta, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mosvendosja e helmetës dhe kundërvajtje të tjera”, njofton Policia e Kosovës.
Në kuadër të implementimit të planit operativ “Vera 2026”, janë identifikuar edhe dy raste të posedimit të narkotikëve dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.


