
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin e rëndë të punës në zonën Bežigrad të Lubjanës, ku dy punëtorët nga Kosova pësuan lëndime të shkallës më të lartë dhe po luftojnë me jetën në Qendrën Klinike Universitare (UKC Ljubljana
Sipas të dhënave të përditësuara, aksidenti u regjistrua saktësisht në orën 07:31 të mëngjesit në rrugën “Kranjčeva”.
Ngarkesa e rëndë me rrjeta metalike armature u shkëput nga vinçi dhe ra drejtpërdrejt mbi dy punëtorët kosovarë.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Administrata e Mbrojtjes Civile dhe Shpëtimit e Sllovenisë zbardhin ecurinë e operacionit të ndërlikuar të shpëtimit, si dhe emrat e kompanive përgjegjëse për këtë projekt ndërtimi.
Sipas të dhënave të përditësuara, aksidenti u regjistrua saktësisht në orën 07:31 të mëngjesit në rrugën “Kranjčeva”. Ngarkesa e rëndë me rrjeta metalike armature u shkëput nga vinçi dhe ra drejtpërdrejt mbi dy punëtorët kosovarë, të cilët po punonin brenda një grope të thellë ndërtimi.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe thellësisë së gropës, ekipet e ndihmës së shpejtë nuk mund t’i nxirrnin dot të lënduarit pa ndërhyrje të specializuar. Zjarrfikësit e Brigadës Profesioniste të Lubjanës dhe pjesëtarët e shoqatës “Barje” kryen një operacion të ndërlikuar teknik për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre në sipërfaqe.
Menjëherë pas dhënies së ndihmës së parë dhe transportimit të tyre me urgjencë drejt spitalit, autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të të gjithë punëtorëve të tjerë nga kantieri dhe rrethimin e plotë të zonës.Objekti ku ndodhi ngjarja e rëndë është një spital i ri privat që po ngrihet pranë Institutit Universitar të Rehabilitimit “Soča”.
Kryerësi i punimeve: Punimet në këtë kantier po realizohen nga kompania e njohur sllovene e ndërtimit VG5.
Investitorët: Projektet po zhvillohen për llogari të Qendrës Diagnostikuese të Bledit (Diagnostični center Bled).
Pronësia: Kjo qendër është në pronësi të dy prej gjigantëve të sigurimeve në Slloveni – kompanisë pjesërisht shtetërore Sava Re dhe asaj me pronësi kryesisht shtetërore Zavarovalnica Triglav.
Policia e Lubjanës dhe Inspektorati i Punës kanë nisur një hetim të gjerë për të përcaktuar me saktësi se si u shkëput ngarkesa prej tonësh nga vinçi. Hetuesit po verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë në punë nga kompania kontraktore VG5, si dhe gjendjen teknike të vetë vinçit.Gjendja shëndetësore e dy punëtorëve nga Kosova vijon të mbetet mjaft kritike, ndërsa dosja me të gjeturat e plota do t’i kalojë Prokurorisë kompetente të Shtetit.



