
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik.
Ai tha se do të deklarohet pasi të kryhen punimet.
“Tash i nisim punimet. Do ta mbaj fjalën hyrëse brenda Kuvendit ku përgjigjem për të gjitha çështjet që besoj që janë me interes. Pasi të përfundojë Kuvendi do të mbajmë konferencë për mediat”, tha ai.



