Gjakovë: Arrestohet 34 vjeçari, e goditi të dashurën me grusht dhe me mjet të mprehtë “drapër”

I dyshuari për sulmin brutal ndaj një gruaje në Gjakovë, arrestohet pasi goditi me grusht dhe me një drapër metalik në kokë pas një konflikti mes tyre.

I dyshuari kishte shkuar në banesën e partneres së tij, B.R. rreth 46-vjeçare, ku pas një mosmarrëveshjeje, ai fillimisht e kishte goditur me grusht, ndërsa më pas dyshohet se e kishte qëlluar me një drapër metalik në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor.
Pas rastit, i dyshuari ishte larguar dhe ndodhej në arrati.

Megjithatë, pas veprimeve intensive operativo-hetimore, Policia arriti ta identifikojë dhe arrestojë.

Artikuj të tjerë

Back to top button